Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zbuluar ditën e sotme pas takimit që pati me Presidentin Meta, se dy datat më të mundshme të zhvillimit të zgjedhjeve lokale të vitit 2019. Balla tha se dy datat janë dy të dielat e fundit të qershorit 2019, që janë 23 dhe 30 qershor.
Duke falenderuar presidentin e Republikës, për vijimësinë e një tradite shumë-vjeçare për dekretimin e datës së zgjedhjeve, zhvilluam një bisedë me presidentin Meta. Kodi Zgjedhor është i qartë, për përcaktimin që në sezonin zgjedhor prill maj-qershor, është cituar, 2 të dielat e fundit të qershorit si dy datat e mundshme të zhvillimit të zgjedhjeve vendore. Ka patur nga operatorët turistikë një datë më të hershme nga fundi i qershorit, por kjo është një çështje, që arrihet me dakordësi. S?kemi biseduar me opozitën.
Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS