Ora News - Aksident në Lezhë, kamioni përplas për vdekje drejtuesin e biçikletës

2018-10-31 9

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një aksident me pasojë vdekjen e një 78 vjeçari u shënua mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë-Laç. Zef Miloshi po udhëtonte me biçikletë në kohën kur u përplas nga një kamion.

Një 78-vjeçar humbi jetën, pasi biçikleta me të cilën po udhëtonte u përplas nga një kamion.

Aksidenti ndodhi rreth orës 7:30 minuta të mëngjesit të së mërkurës në superstradën Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Rrilës.

Viktimë e aksidentit mbeti shtetasi Zef Milloshi nga fshati Rrilë.

Ky i fundit po lëvizte me biçikletë dhe në tentativë për të kaluar superstradën është përplasur nga një kamion që po lëvizte në drejtim të Lezhës dhe që drejtohej nga shtetasi me iniciale X.D, 50 vjeç nga Lushnja.

Goditja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 78-vjeçarit, ndërsa policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e kamionit që shkaktoi aksidentim për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Nga veprimet paraprake bëhet e ditur se shkak për aksidentin është bërë ndërprerja e mënjehërshme e rrugës nga drejtuesi i biçikletës, i cili siç duket e ka parë kamionin që po vinte me shpejtësi.

Superstrada Lezhë-Laç është një prej akseve më problematike për numrin e aksidenteve, pjesa më e madhe si pasojë e shkeljes së rregullave të qarkullimit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/aksident-ne-lezhe-makina-perplas-vdekje-drejtuesin-e-bicikletes