Kryeministri Edi Rama i ka quajtur "grup zoo" /> Kryeministri Edi Rama i ka quajtur "grup zoo"/>
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama i ka quajtur "grup zoologjik" banorët e Kukësit që protestuan kundër tij në hyrje të Pallatit të Kulturës.
Rama foli edhe për tarifën për Rrugën e Kombit, duke u kërkuar ndjesë banorëve të Kukësit.
Rama: Më vjen keq që një pjesë e atyre që kishin ardhur për të marrë pjesë në këtë takim, ishin të detyruar të rrinin jashtë për shkak të sallës dhe të shikonin atë grupin zoologjik që ishte mbledhur në hyrje. Nuk ka problem. Kjo është pjesë e momentit ku jetojmë ku kemi një kundërshtar tejet të dëshpëruar dhe ju e dini që njerëzit e dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara.
Projekti i Rrugës duhet çuar deri në fund. Rruga është e pa përfunduar. Ka një sërë pikash që janë problematike. Kjo është arsyeja e gjithë asaj historie që ne kaluam. Nuk është e tepër që t'u kërkoj ndjesë ju dhe banorëve për shqetësimin që krijuam përveç atyre të grupit zoologjik atje sepse besoj që ishte një situatë që duhet të ishte evituar por tani "koka e falur, nuk besoj që pritet", dhe më mirë mos me e pre, besoj se kjo kokë (drejton gishtin nga koka e vet) do bëjë shumë gjëra për Kukësin.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-protestuesve-te-kukesit-grup-zoologjik-koka-e-falur-nuk-pritet