Report Tv-Greqia nis hetimin për vrasjen e minoritarit, trupi sillet në Tiranë për autopsi

2018-10-30 0

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur që trupi i ekstremistit grek që u vra dy ditë më parë Kostandinos Kacifas të transportohet në Tiranë për një autopsi sa më të thelluar që të mos ketë asnjë kundërshtim nga familja. Trupi është transportuar pasditen e sotme, ndërsa ekspertiza do të kryhet nga mjekësia ligjore qendrore.

Kërkesa e Krimeve të Rënda vjen dy ditë pas vrasjes së 35 vjeçarit, familjarët e të cilit refuzuan deri në orën 16:00 të së martës që ta tërheqin trupin, pasi kërkonin ekspertizë greke. Familja ka pajtuar një avokat grek dhe një mjek nga spitali i Janinës, të cilët do të ndjekin procesin e autopsisë që do të kryhet në Tiranë.

Free Traffic Exchange