TIRANE-Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka thirrur ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Eleni Surani për ngjarjen e ndodhur në Bularat, Gjirokastër. Sipas njoftimit, ambasadores iu komunikua pozicioni i qartë i autoriteteve shqiptare lidhur me çështjen në fjalë. Ministria e Jashtme deklaron se ambasadores i?u theksua se ngjarja e rëndë po hetohet nga Prokuroria Shqiptare. ?Ky institucion është autoriteti i vetëm që në bazë të kushtetutës dhe legjislacionit penal shqiptar kryen hetim të pavarur për çdo vepër penale që ndodh në territorin e Republikës së Shqipërisë?.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përsëriti thirrjen për maturi dhe mosngjyrime politike e diplomatike të kësaj çështje, duke siguruar se Shqipëria është vend i sigurtë e i qetë për të gjithë shtetasit e saj, përfshirë pa asnjë dallim ata me kombësi greke. Ndërkohë që kujtojmë që dje është thirrur ambasadorja shqiptare në Athinë në ministrinë e Jashtme të Greqisë, së cilës iu kërkuan sqarime për vrasjen e minoritarit në Gjirokastër. Vrasja e Konstantinos Kaçifa ka sjellë tension në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.