Fusha e Laprakës, Veliaj: Do ta shpronësojmë, për të pasur terrenin sportiv që gjithnjë ka qenë aty

2018-10-30 1

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një dëgjesë me banorët e Njësisë 11 për Buxhetin e vitit 2019, nga ku është shprehur se ndihet krenar për ndryshimin që Bashkia e Tiranës ka sjellë për këtë njësi.

Veliaj ka falenderuar për të gjithë kontributin e dhënë Ulsi Manjan, të cilin e ka konsideruar si një njeri model. Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka përmendur më tej fushën në Laprak, duke thënë se ajo do të shpronësohet për të qenë një terren sportiv.

?Fusha do të shpronësohet nga Bashkia e Tiranës dhe do të kemi terrenin sportiv që e kemi pasur gjithnjë mes nesh, por që me letra dhe plan urbanistik u transformua?, është shprehur ai, duke shtuar se Partia Demokratike është një forcë politike e cila as nuk denjon të shfaqet në mbledhjet e Këshillit Bashkiak për të votuar për qytetin e tyre.