Për më shumë se 24 orë e gjithë Shqipëria është përfshirë nga moti i keq i shoqëruar me shi dhe stuhi ere. Me problematike situata paraqitet në zonat bregdetare.
Për pasojë në Vlorë dhe Durrës është ndërprerë edhe lundrimi i mjeteve në det.
Kjo panoramë do të ndryshojë, duke na surprizuar sërish.
Kjo vjeshtë e ka ndarë Europën në dy pjesë duke na ofruar mot ekstrem dhe aspak tipik të stinës.
Sinoptikanët kanë parashikuar se këto çrregullime të motit do të shoqërohen me kapërcimin nga një stinë tek tjetra pa mot të ndërmjetëm.
Tv Klan