Ora News - Rama fermerit në Has: Falë Platformës hoqëm nga puna një më lopë se të gjitha lopët

2018-10-30 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me banorë të Hasit në qarkun e Kukësit pasditen e sotme, duke u kërkuar që të drejtohen tek Platforma e qeverisjes për zgjidhjen e çështjeve të tyre. Pavarësisht se nuk kanë besim tek platforma, Rama tha se ajo u gjen zgjidhje qytetarëve ndryshe nga skedinat. Për ta ilustruar këtë, solli rastin e një fermeri që kishte gjetur zgjidhje tek platforma për dëmshpërblimin për lopët e ngordhura nga dermatoza modulare tri vite më parë.

Rama: Shumë njerëz nuk kanë pikë besimi. Pastaj e provojnë dhe ju del. Nuk është si skedinat. Te skedinat nisen me besim të madh dhe në fund nuk ju del asgjë, këtu nisen pa pikë besimi dhe në fund ju del dysh gjithmonë, sepse lujnë në shpi jo jashtë.

Një rast tjetër dhe më vjen shumë zor për Ademin. Më kujtohet se kam ardhur këtu me Limanin kur ra ajo dermatoza modulare e lopëve. Mbaj mend shumë mirë që kemi qenë diku aty përpara dhe kemi sjell në kohë rekord dëmshpërblimet. Imagjinoni tani kur kam ardhur me 198 cm e mia, pra dy metra karabina dhe u kam folur gjithë fermerëve dhe ju thamë e mbajtëm fjalën në 2015 dhe që prej atëherë derisa erdhi mundësia për të shkruar në Platformë, Ademit i jam dukur si Noc Rroku.

Dua t'i kërkoj shumë ndjesë personalisht dhe më vjen shumë mirë që u bë sebep ky rast, që një paqtë faqen e zezë, të largohet nga puna pasi është shkaktar për këtë vonesë skandaloze. Rasti është tipik se si një problem që nuk zgjidhet dot. Qeveria i ka dhënë lekët që në 2015-n dhe del një më lopë se të gjitha lopët atje edhe thotë jo nuk ka. Sigurisht qytetari ndihet realisht i fyer. Zt. Adem të kërkoj shumë ndjesë por më vjen edhe mirë që sot është një çështje e kapërcyer dhe problemi është zgjidhur. Më vjen mirë që ia kemi dalë që dëmshpërblimi të merret dhe ai që është bërë pengesë të pastrohet nga rruga, pra një ferrë bashkë e kemi pastru nga rruga.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-fermerit-ne-has-fal-platformes-hoqem-nga-puna-nje-me-lope-se-te-gjitha-lopet