Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Suksesi kundër Partizanit ishte tepër i rëndësishëm për Skënderbeun që edhe njëherë tjetër tregoi forcën përballë një rivali direkt. Presidenti Ardian Takaj u shfaq i kënaqur për fitoren e arritur ndaj "demave të kuq" ndërsa u shpreh i lumtur për shpirtin e garës të treguar nga skuadra e tij.
"Të dy luanim për fitore. Fitoi Skënderbeu dhe kjo ishte e rëndësishme për ne. Edhe loja më pëlqeu. Ishte një lojë shumë e luftuar. Po luajnë çuna të ri dhe nuk është vetëm çështja e titullit kampion por edhe e elementëve të rinj. Kampionati është shumë i gjatë. Duhet t'i marrim ndeshjet një nga një. Duhet të jemi serioz deri në fund, pasi kampionati do edhe eksperiencën. Kemi edhe lojtarë me eksperiencë që janë të rëndësishëm për Skënderbeun, por edhe këto të rinjtë duhet të ambjentohen. Në fazën e tretë do të merren vesh, skuadrat që do luftojnë për titullin kampion. Po luajmë futboll, po bëjmë detyrën tonë. Luajmë apo jo në Evropë është pjesë tjetër."-tha Takaj.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/fitorja-ndaj-partizanit-takaj-po-bejme-detyren-tone-evropa-jo-objektiv-kryesor