Ora News - Nisën stuhitë e dimrit, moti i keq paralizon portet, probleme në rrugë

2018-10-30 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Moti i keq me stuhi ere e reshje shiu shkaktoi problematika në qytetet bregdetare. Në Durrës e Vlorë, është pezulluar puna në sektorët e peshkimit, ndërsa tragetët me Italinë janë nisur me mbi 7 orë vonesë, Përmbytje e vështirësi në lëvizjen e njerëzve dhe mjeteve edhe në rrugë.

Këto janë pasojat e motit të keq me erë të fortë e reshje të dendura shiu që përfshiu paraditën e së martës qytetin e Vlorës.

Lëvizja e njerëzve dhe mjeteve në disa prej rrugëve kryesore të qytetit bregdetar ishte e vështirë.

Ndërsa furtuna shkaktoi dëme në biznese, duke thyer xhama kryesisht në bulevardin e qytetit, ku disa pemë ende rrezikojnë të rrëzohen.

Forca e detit ndërkohë është 6 ballë në gji dhe 8 në det të hapur.

Prej ditës së hënë, peshkarexhat dhe anijet e tjera të vogla nuk lejohen të dalin në det.

Ndërsa trageti i linjës Vlorë-Brindizi, qëndron në radë në pritje të qetësimit të situatës për tu nisur drejt Italisë.

Koha e keqe që ka përfshirë vendin tonë por edhe Italinë ka shkaktuar probleme edhe në portin e Durrësit me lëvizjen e trageteve.

Tre tragetët e parashikuar për mbrëmjen e së hënës u nisën drejt Italisë me 8 orë vonesë.

Me vonesë pritet të mbërrijnë edhe tragetet nga Bari.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/stuhi-ere-dhe-reshje-intensive-ne-vlore-pezullohet-lundrimi-deme-ne-qytet