Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qeveria ka parashikuar dhënien me koncesion të rrugës Tiranë-Durrës në vitin 2019. Propozimi i cili po shqyrtohet prej Ministrisë së Infrastrukturës është pasqyruar në draftin që do të kalojë për votim në parlament. Në total me projektet e formës Partneritet Publik Privat pritet rritja e investimeve me 262.6 miliardë lekë.
Rruga Tiranë-Durrës pritet të jetë koncensioni i rradhës për vitin 2019.
Projekti i formës Partneritet Publik Privat, është i parashikuar në buxhetin e vitit të ardhshëm, i cili do të nisë të diskutohet në parlament.
Burimet zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës, bëjnë me dije se kanë marrë një ofertë të pa kërkuar dhe mësohet se propozimi po analizohet dhe nëse do të pranohet ky institucion do të bëjë transparent të gjitha fazat në të cilat do të kalojë projekti.
Investimi parshikohet të jetë i formës BOT, që nënkupton se privati e ndërton,vendos tarifë për kalimin dhe me të nxjerr investimin dhe fitimin.
Po ashtu saktësohet se bëhet fjalë në total parashikohen 262 miliard e 662 milionë lekë për projektet PPP nga buxheti i shtetit për vitin 2019.
Pavarësisht se institucionet ndërkombëtare kanë ngritur si shqetësim për financat shqiptare dhënien e koncesioneve edhe në buxhetin e vitit të ardhshëm, ka një sërë projektesh të reja të tipit PPP.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/qeveria-do-jape-me-koncesion-ppp-autostraden-tirane-durres-380-mln-euro-me-2019-paketa-arrin-2-mld-euro