Avokati i Shullazit kundërshton provat e prokurorisë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-10-30 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Mece kërkoi pafajësi per klientin e tij. Ne seancen e kesaj te marte ishte radhe e mbrojtjee te paraqiste argumente e saj. Sipas avokatit Meci akuzat e ngritura ndaj Shullazit janë të pabazuara në prova e në fakte.Meçe u shpreh se prokurori i nisi hetimet pas një deklaratë të bërë publike nga ish-kryeminiatri Sali Berisha se Emiljano Shullazi kishte kërcënuar Mynyr Konin e Dhori Kulen.Sipas avokatit, deklaratat nga njerëz të politikës kanë ndikuar edhe tek opinioni publik për të besuar akuzat ndaj Shullazit dhe bashkëpunëtorëve të tij.Ai sqaroi më tej, se theniet  e Ylvi Beqjas janë kontradiktore pasi kontratat janë kryer para noterëve.Vladimir Meçe paraqiti konkluzionet përfundimtare edhe për Endrit Qyqen per te cilin gjithashtu kërkoi pafajësinë.Ndërkohë, avokatët e 3 të pandehurve të tjerë, Gilmando Danit, Endrit Zelës dhe Blerim Shullazit kërkuan më shumë kohë për shkak të dosjes voluminoze.Kërkesa e tyre u pranur dhe seanca e rradhës u caktua më 13 nëntor, ku pritet që gjykata të japë edhe vendimin për Emiljano Shullazin dhe anëtarët e grupit të tij. Për ta, organi i akuzes kërkoi dënimin në total me 64 vite burgim nga të cilat 17 vetëm për Emijano Shullazin.Shullazi dhe anëtarët e grupit akuzohen për veprat penale ?Krijim grupi të strukturuar kriminal?, ?Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë?, në dëm të shtetasve Ylvi Beqja, Jani Zaka dhe Adriatik Kërçuku, ?kanosje për shkak të detyrës?, në dëm të Mynyr Konit e Dhori Kules. Seanca u ndoq edhe nga perfaqesues te ,mabsades amerikane dhe asaj gjermane.

Free Traffic Exchange