http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Partia Demokratike akuzoi qeverinë Rama se i dorëzoi një fituesi të paracaktuar sistemin e ri të monitorimit të transaksioneve të biznesit.Në një dalje për mediat, deputetja Jorida Tabaku dhe deputeti Endri Hasa deklaruan se tenderi prej 15 milion eurosh që iu dhurua një kompanie kroate është tërësisht një tender korruptiv.Sipas Tabakut, qeveria po shet copa-copa Shqipërinë tek klientët e saj.?Tenderi prej 15 milion eurosh që ju dhurua një kompanie kroate në kushte terësisht të mistershme është provë se korrupsioni në qeverinë Rama i ka rrënjet e thella. Tenderi korruptiv me fitues të paracaktuar është thjesht vazhdim i skandalit që ne denoncuam tre vite më parë për dhënien me koncesion të sistemit të TVSH, që siç rezultoi ishte me një kompani kineze offshore e lidhur me vëllain e kryeministrit Rama. Tek ky tender korruptiv që vendos monopolin e kontrollit të faturimeve të biznesit qytetarët po shohin përditë kalbëzimin e qeverisë Rama. Kjo qeveri po shet Shqipërinë copa-copa tek klienti i rradhës. Gjatë qeverisjes së Edi Ramës shqiptrët kanë paguar shtesë 3.7 miliard euro taksa të rritura pa marrë asgjë mbrapsht. Çdo gjë ka shkuar për tendera korruptivë.Ndërkohë deputeti Endri Hasa theksoi se kostoja prej 15 milionë eurosh nuk është fatura e vetme që do të paguajnë shqiptarët nga tenderi korruptiv.Ai tha se sipas llogaritjeve të PD shqiptarëve ky tender do u peshojë deri në 80 mln euro.