Report Tv-Fatmir Xhafaj Veliajt: Ka lenë gjurmë me punë, kërkon mandat të dytë!

2018-10-30 0

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, flet për herë të parë për gazetarët që pas dhënies së dorëheqjes. Në një aktivitet në njësinë nr.10 në Tiranë, Xhafaj ka thënë se kryetari i Bashkisë Erion Veliaj meriton një mandat të dytë.

Ka njerëz që ulen në një karrige dhe janë të kënaqur që kanë kapur një karrige. Ka njerëz që marrin një pushtet dhe janë të lumtur që marrin një pushtet. Ka njerëz që vijnë për të shërbyer, që kanë një mision dhe që duan të lënë një gjurmë përmes mundësisë që u jep pushteti, dhe ky është Erion Velijan. 4 vite më parë kam folur shpesh me ju, pasi do duhej të flisja për kandidatin e ardhshëm, Veliajn. E di që ka pasur skeptikë ndër ju, sidomos ata të partisë sonë. Rezultatet dhe puna e tij sot janë treguesi më i mirë. Erion Velija hyri për një mision dhe po kërkon një mandat të dytë për ta çuar në fund këtë mision. Gjeja më e mirë e tij është puna.

Fatmir Xhafaj, ish-ministër i Brendshëm
Ish-ministri Fatmir Xhafaj, ka dhënë dorëheqjen mëngjesin e të shtunës. Ende edhe sot, nuk janë bërë të ditura arsyet e kësaj dorëheqjeje, e cila nuk është sqaruar as nga kryeministri Edi Rama. Xhafaj foli nëpërmjet rrjeteve sociale me mediet dhe publikun, si edhe falenderoi të gjithë ndjekësit e tij. Xhafaj qëndroi rreth 1 vit në krye të Ministrisë së Brendshme, ndërkohë që largimi i tij shoqërohet nga 5 hipoteza, të cilat hedhin dritë mbi dorëheqjen e njërit prej ministrave më të akuzuar nga opozita për lidhjet e vëllait të tij me krimin.

Free Traffic Exchange