Report TV - Marku e liroi nga detyra, del para Vettingut prokurori i çështjes 'Hajdari', Stojani

2018-10-30 2

TIRANË- Ditën e sotme, në orën 12:00, para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të zhvilluar seancën dëgjimore do të dalë prokurori Sokol Stojani. Trupa që do të gjykojë Stojanin është e përbërë nga: Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu dhe Valbona Sanxhaktari.

Stojani është një nga përfaqësuesit e akuzës në dosjen penale të vrasjes së deputetit demokrat Azem Hajdari, ka qenë prokuror i dosjes "Pasaportat" dhe së fundi ka marrë pjesë në hetimet për vdekjen e biznesmenit Kosta Trebicka dhe mbi zbardhjen e tragjedisë së Gërdecit.

Gjithashtu ai ka pasur edhe përplasje me kryeprokuroren e përgjithshme të përkohëshme Arta Markun. Fillimisht Stojani dha dorëheqjen si drejtor inspektimi, por Marku se pranoi dorëheqjen dhe e liroi më pas nga detyra më 21 shtator të këtij viti.

Aktualisht Stojani është prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.