Ora News - Avokati kërkon pafajësinë për Shullazin, seanca e radhës me 13 nëntor

2018-10-30 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Krimeve të Rënda zhvilloi sot seancën e rradhës gjyqësore për dosjen "Shullazi".

Në sallë nuk ishte i pranishëm asnjë nga 5 të pandehurit, të cilët u përfaqësuan nga avokatët e tyre.

Mbrojtja u bë vetëm nga avokati i Shullazit, Vladimir Meçe, i cili kërkoi pafajësi për klientin e tij.

Ndërsa avokatët e 4 të pandehurve të tjerë kërkuan më shumë kohë për të përgatitur mbrojtjen.

Seanca e radhës u shty për në datën 13 nëntor.

Më 2 tetor Prokurorët kanë kërkuar në total 64 vite burg për të gjithë të akuzuarit.

Për Emiljano Shullazin, i cili është cilësuar si kreu i grupit të strukturuar kriminal, prokuroria kërkon 17 vjet burg, 10 vjet për Blerim Shullazin, 15 vjet burg për Gilmando Danin dhe nga 11 vjet burg për Endrit Qyqjen dhe Endrit Zelën.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/gjyqi-ndaj-shullazit-avokatet-lexojne-konkluzionet-e-mbrojtjes