http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Zëvendësministrja e mbrojtjes së qytetarit Katerina Papakosta, është shprehur se Greqia ka detyrim të mbështesë minoritetin në Shqipëri . Në një prononcim pëtr mediat fqinje ajo dënoi reagimin e kryeministrit Rama për këtë ngjarje.KATERINA PAPAKOSTAZEVENDESMINISTRE E MBROJTJES SE QYTETARITGreqia ka për detyrim të mbështesë dhe të kërkojë sqarime dhe të ndërhyjë për gjithka po ndodh. Fatkeqesisht kryeministri i Shqipërisë u shpreh me një gjuhë që nuk i shkon për shtat pozicionit të tij. Te jeni plotësisht të sigurt se pala shqiptare do të bëjë gjithcka që parashikohet nga rrethanat që minoriteti grek në shqipëri të ushtroj gjithë të drejtat.Zv/Ministrja Papakosta shtoi se prania e një mjeku grek ne ekspertizë është detyrim i shtetit të saj për minoritaret.Eshte detyrim i shtetit grek të ketë mjek grek në ekspertizë dhe përfaqësues të palës greke në hetim. Më shqetëson gjuha me të cilën u shpreh publikisht kryeministri i shqiprisë, më shqetëson shumë ky fakt. Greqia veproi sic duhet në deklaratë me tone të ashpra. Nuk mund të themi ende ka qenë ekzekutim apo jo, pasi ngjarja është në hetim bashkëpunimi që kemi me palën shqiptare