Modifikimi i automatikut që përmirëson shënjestrën tregon se asgjë nuk ka qenë rastësore dhe se ushtari grek ka qenë i përgatitur më parë për gjithçka. Ndërsa detaji i dytë lidhet me pretendimin e ngritur nga grekët se ushtari u vra për flamur.
Por në fakt sikur duket në pamjet e siguruara nga Report Tv, greku që po qëllonte me një armë ushtarake moderne nuk kishte asnjë flamur në dorë, por kallashnikov. Flamujt grek nuk janë prekur dje në fshatin Bularat, por përkundrazi janë valëvitur normalisht.
Pas publikimit të videos, gazetari i Report Tv u shpreh se kjo është një provë e qartë se autori nuk ishte amator apo banor i thjeshtë i fshatit Bularat sikur shprehen grekët. Hoxha thotë se videoja rrëzon pretendimet e grekëve se ai u vra se u irritua nga heqja e flamurit, pasi shton ai, sikur duket nga pamjet nuk ka flamuj në dorë, por kallashnikov, ndërsa simbolet greke valëviten normalisht.