Ora News - Tenderi korruptiv?! Policia bashkiake bleu pajisjet me 10-fishin e çmimit

2018-10-29 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Tiranës është vënë përballë akuzave për abuzime me fondet publike. Bëhet fjalë për blerjen e 10 pajisjeve dy rrotëshe me karikim ose siç njihen ndryshe hoverboard, të cilat do të përdoren nga policia për të patrulluar në qytet.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka publikuar formularin e njoftimit të tenderit, ndërsa thuhet se pajisjet janë blerë 10-fish më shtrenjtë nga çmimi real në treg.

Zhupa shkruan se vlera reale e një hoverboard-i është 360 dollarë, por kryebashkiaku Veliaj e ka blerë një të tillë me plot 3050 dollarë.

Zhupa: Abuzimi me paratë publike është faktuar here pas here për bashkinë që drejton Erioni Betoni. Tenderi i rradhës është për blerjen e 10 cope Hoverboard (dy rrotakeve) elektrik në funksion të policisë bashkiake.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tenderi-korruptiv-policia-bashkiake-bleu-pajisjet-me-10-fishin-e-cmimit

Free Traffic Exchange