Report Tv-Programet profesionale, Nikolla: 1655 studentë u regjistruan në 70 programe të reja

2018-10-29 0

Rreth 1700 studentë kanë zgjedhur të studiojnë këtë vit në programet profesionale 2 vjeçare. Këtë e bëri të ditur ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla, nga Durrësi ku tha se numri i programeve profesionale ka shkuar në 70 nga 14 që ishte para disa vitesh .

Sipas ministres Nikolla kjo rritje e numrit te programeve dhe pjesëmarrësvve ka ardhur si rezulatat e reformave të ndërmarra nga qeveria në fushën arsimit të lartë.

Sot që ne flasim nga 14 programe dy vjeçare, ku patjetër universiteti Durrësit ka pas sasinë më të madhe të këtyre programeve, kemi arritur në 70 programe dy vjeçare. Por kjo s?do të thotë që thjesht është vetëm nxitja për të hapur një program, e rëndësishme është që programet duhet të jenë zgjedhje së pari e studentëve dhe së dyti patjetër të adresojnë të gjithë nevojat që tregu i punës ka dhe nëse i referohemi këtij treguesi, shikojmë që ky vit ka shënuar 1655 studentë deri në këtë moment, sepse ju e dini që jemi në proces për të përmbyllur kuotat e fundit. Është një lajm shumë i mirë që në këtë programe Universiteti i Durrësit nuk ka asnjë kuota të lirë, pra kemi një rritje numri të studentëve në programet dy vjeçare që do të thotë një mendësi e re për t?a kultivuar tek të rinjtë dhe të rejat që nuk është thjeshtë dhe vetëm një diplomë ?Bachelor? apo ?Master? studimesh që mundëson suksesin në tregun e punës, por janë edhe programe të tilla.

Ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Lindita Nikolla

Free Traffic Exchange