http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet ne segmentin Vore-Fushe Krujë, i cili renditet i dyti ne vend për nga numri i automjeteve qe qarkullojnë çdo dite.Edi Rama: ?Ky është rindërtim goxha i thellë dhe i domosdoshëm, sepse ishte një nga akset më të shpartalluar, ndërkohë që është aks kombëtar, për momentin, deri kur të ndërhyjmë në mënyrë rrënjësore me ndërtimin e të gjithë rrugës së re Kashar-Thumanë, pastaj lart deri në Balldren dhe të krijojmë një rrugë të standardeve siç dimë ne?.Infrastruktura rrugore është vendosur ne fokus te qeverise dhe drejtori i autoritetit rrugor shqiptar Afrim Qendro ka shpjeguar se paralelisht po punohet në të gjitha arteriet e hapura rrugore.?Të gjitha pjesët e tjera të rehabilitimit i kemi hapur e jemi në përfundim. Shkodër-Muriqan është drejt fundit, edhe Fushë Mjeda, edhe Tamara. Gjithashtu Gjirokastër-Lazarat është drejt përfundimit. E gjithë paketa rehabilituese është drejt përfundimit. Ndërkohë që janë bërë dhe shumë emergjenca, si në Xhurë, në Urën e Peqinit, disa vepra të tjera që janë shumë të rëndësishme për sigurinë rrugore dhe për të shmangur të gjithë këto katastrofat e mundshme që mund të na vinin?.Ndërkaq po punohet edhe për zgjidhjen përfundimtare të problemit të përmbytjes se autostradës Tiranë-Durrës, për te mos i përsëritur pamjet e një vitit me pare.