Ora News - Prokuroria e Krimeve të Rënda merr në dorë dosjen e vrasjes së Kostandin Kaçifas

2018-10-29 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dosja e vrasjes së 35 vjeçarit Kostandin Kaçifas në Bularat do të hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Vendimi është marrë dhe për rrethanat në të cilat ndodhi. Ndërkaq familjen e tij e ka vizituar konsulli grek në Gjirokastër dhe përfaqësues të lartë të PBDNJ-së.

Kryetari i kësaj force politike në reagimin për median u shpreh se duhet të qëndrojmë larg toneve nacionaliste.

Madje ai hodhi dhe disa pikëpyetje mbi ngjarjen.

Vangjel Dule: Si nisi konflikti dhe nga u provokua? Mbetet ende pa përgjigje. Kush ishin rrethanat dhe nga kush u mor vendimi për të dhënë një zgjidhje fatale, ndërkohë që ekzistonin edhe alternativa të tjera që do të garantonin jetën.

Ai nuk nguroi të akuzojë forcat e policisë për ngjarjen kur e krahasoi me Korenë e Veriut

Vangjel Dule: "Me përjashtim të vendit të Kim Jong Un-it është shpëtimi i jetëve të forcave të rendit dhe së dyti të atij ndaj të cilit operojnë. Gjë që mesa duket është shkelur në rastin konkret."

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/prokuroria-e-krimeve-te-renda-merr-ne-dore-dosjen-e-vrasjes-se-kostandin-kacifas?fbclid=IwAR2-6J5lwHEIbKNjvHs0Ay3LAksfNu4mUQ3IhMyoskZOcPqJRS7zR7b6FWs