Vrasja e ushtarit grek, Berisha kërkon hetim: Tirana të mos e përdorë politikisht. Rama: Pisllëk

2018-10-29 0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas statusit që i ka kushtuar ish- kryeministri Sali Berisha ngjarjes në Bulerat të Gjirokastrës, ku u vra nga RENEA një ekstremist grek.

Më herët Berisha, ka thënë se për ngjarjen duhet hetim dhe distancim nga të dyja palët, që sipas tij e kanë përdorur politikisht ngjarjen.

?Duke denuar disa reagime zyrtare te Athines por edhe te Tiranes, qe duan te perdorin rastin per qellime politike, konsideroj te nevojshme nje hetim te plote dhe transparent te kesaj ngjarje.?-shkruante Berisha sot.

Ndërkohë që Rama e quan këtë deklaratë ?një pisllëk?, që sipas tij është një materie e biodegraduar deri në palcë.

?Deklarata e SB për Bularatin një pisllëk që mund ta bëjë vetëm një materie e biodegraduar deri në palcë. Sa shumë i dha Shqipëria këtij njeriu që do iki nga kjo botë pa lënë pas qoftë dhe një fjali për t'ua treguar fëmijëve apo një fjalim ku të mos duhet pulla e kuqe e alarmit?-shkruan Rama.