Skandali i pedofilit italian, akuzohet se ka abuzuar edhe me fëmijët e bashkëjetueses shqiptare

2018-10-29 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Tiranës vendosi masë të dytë sigurie për 45 vjeçarin italian Massimiliano Croce, i dënuar për pedofili në Itali. Ai dyshohet se ka abuzuar seksualisht edhe me dy fëmijët e bashkëjtueses shqiptare 14 dhe 13 vjeç.

Arrestimi i 45 vjeçarit italian në Tiranë, i cili kërkohej nga drejtësia e shtetit fqinj për dhunë seksuale ndaj të miturve, ka nxjerrë në dritë një të vertetë tronditëse.

45-vjeçari, Massimiliano Croce, i dënuar në Itali me 16 vite burg pasi ka abuzuar seksualisht me fëmijë të varfër e jetimë, të cilëve iu jepte mësim në Romë, dyshohet se ka abuzuar seksualisht edhe me 2 fëmijë shqiptarë.

Mësohet se 45-vjeçari italian jetonte prej 2 vitesh në periferi të Tiranës, ku bashkëjetonte me një grua e cila kishte 2 fëmijë, më i madhi 14 vjeç dhe më i vogli 13 .

Pas prangosjes së 45 vjeçarit, policia ka marrë në pyetje gruan së bashku me 2 fëmijët.

Në prani të psikologes të miturit kanë treguar se janë ngacmuar e abuzuar seksualisht nga 45-vjeçari.

Ndërsa bashkejtuesja mësohet se ka pohuar se nuk ka qenë në djeni as për abuzimin me fëmijët e saj, as për të shkuarën e errët të italianit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/skandali-i-pedofilit-italian-akuzohet-se-ka-abuzuar-edhe-me-femijet-e-bashkejetueses-shqiptare