Ora News - Saimir Tahiri në prokurori dorëzon provën vendimtare: Prisni dy-tre ditë e do dëgjoni...

2018-10-29 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Saimir Tahiri ka dorëzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dokumente shtesë në lidhje me dosjen ku është i akuzuar si pjesë e grupit Habilaj. Jo zyrtarisht mësohet se dokumenti është një vendim i autoriteteve italiane për pushimin e hetimeve ndaj ish-Ministrit. Pas daljes nga Prokuroria, Tahiri tha se do te japë sqarime në ditët në vijim dërsa nuk i trembej faktit se mund të merrej i pandehur.
Ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u paraqit të hënën në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, bashkë me avokatin e tij, Maks Haxhia.
Me kërkesën e tij Tahiri ka dorëzuar dokumenta shtesë në lidhje me dosjen ku është i akuzuar për bashkëpunim me grupin e vëllezërve Habilaj.
Pas daljes nga Prokuroria, Tahiri tha se prova që ka dorëzuar është deçizive për hetimin, ndësa sqaroi se nuk i frikësohej faktit se mund të merrej i pandehur.
Saimir Tahiri: Paraqita diçka që ka rëndësi deçizive për procesin. Do flas pas dy tre ditësh konkretisht. Dorëzova një provë që quhet deçizive. Prisni dy tre ditë do e dëgjoni.

Pyetje: A keni frikë se do merreni si i pandehur?

Saimir Tahiri: Nuk kam frikë. Kërkoj mirëkuptimin tuaj. Kam mbi një vit që dëgjoj pafundësisht dhe kam heshtur prisni dhe dy- tre ditë.

Por veprimi i ish-Ministrit është komentuar nga Partia Demokratike. Në një dalje për mediat, Edi Paloka, tha se ky është një skenar i Edi Ramës për të mbyllur dosjen.

Edi Paloka: Kjo është alibia që Edi Rama i dha Saimir Tahirit dhe pas së cilës fshihet presioni që po i bëhet prokurorisë për të mbyllur çështjen. Dorëzimi i gjoja provave të reja nga Saimir Tahiri është pjesë e skenarit të Edi Ramës për të përgatitur opinionin publik për mbylljen e çështjes së Saimir Tahirit. Këtë që ka bërë sot Saimir Tahiri, e ka paralajmëruar Edi Rama më 16 tetor, kur njoftoi se cili do të jëtë fati i dosjes ?Tahiri?.

Përsa kohë Edi Rama të jetë kryeministër, kryeprokuror dhe kryegjykatës, prokuroria do të vulosë vendimet e marra në zyrën e Edi Ramës. Garantojmë Arta Markun, Donika Prelën dhe çdo prokuror që bëhet mburojë e pushtetarëve të lidhur me krimin të organizuar, se dita e drejtësisë do të vijë edhe për ta. Arta Marku dhe Donika Prela nuk do të shpëtojnë dot nga përballja me drejtësinë as Saimir Tahirin, as Fatmir e Agron Xhafën, as Vangjush Dakon, as Taulant Ballën e aq më pak Edi Ramën.

Jo zyrtarisht, mësohet se Tahiri ka dorëzuar në zarf një vendim të autoriteteve italiane të drejtësisë që kanë pushuar hetimet ndaj tij.

Ndërkohë me kërkesë të Prokurorisë shqiptare, Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë me tre muaj hetimet për ish-Ministrin e Brendshëm.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/saimir-tahiri-do-te-paraqitet-sot-ne-mesdite-ne-prokurorine-e-krimeve-te-renda

Free Traffic Exchange