Ora News - Dëshmia: Vrasja e Kostandin Kaçifas ishte e planifikuar

2018-10-29 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gazetar Vasil Kaliva, i cili ka punuar për mediat greke, ndodhej dje në Bularat për të bërë një reportazh lidhur me ceremoninë që u mbajt dje në Bularat.

Versioni i tij është se vrasja e Kostandin Kaçifas ishte e planifikuar dhe e lidh me ngritjen e flamurit me mbishkrimin " Vorio Epir tokë greke"

Kaliva dha një prononcim për grupin e xhirimit të Ora News që ndodhet në Bularat për të ndjekur gjithë zhvillimet e ngjarjes një ditë pas vrasjes së 35 vjeçarit.

Ja dëshmia e Vasil Kalivës dhënë për gazetaren e Ora News, Fjorela Beleshi: "Në qendër të fshatit polici i zonës me emrin Qani, iu drejtua Kostandinit dhe i kërkoi të dorëzohej. Ai nuk u dorëzua por shkoi në një vend, mori një kallashnikov, tre karikatorë dhe një çantë me fishekë dhe erdhi në shesh të fshatit dhe nisi të qëllonte në ajër. Më pas u drejtua për në mal. Në këtë moment erdhën forcat RENEA. Ne nuk morëm vesh asgjë, sepse mitingu ishte me zë të lartë dhe muzikë.

Konstandini ishte bërë objekt për tu vrarë dje. E them me bindje të plotë. Nuk e di kush e ka vënë objektiv. Konstandini nuk ishte ekstremist dhe nuk ishte për të vrarë njerëz. Sepse nëse donte të vriste njerëz Konstandini mund ti kishte vrarë të katërt dhe mund të kishte ikur dhe asnjëri nuk kishte mundësi ta kapte.

Kostandini donte të ngrinte një flamur të madh në qendër të Bularatit ku shkruhej " Vorio Epir tokë greke" ky flamur u vendos dhe vjet. Këtë vit erdhën 5 ditë parë disa persona dhe e kërcënonin të mos ngrinte flamurin.

Ai ishte i trysnuar të mos e ngrinte flamurin. Katër policë i kërkuan Kostandinit të dorëzohej, do ta merrnin me vete apo nuk e di.. por ai nuk u doërzua dhe vajti e mori armë. Ai nuk qëlloi mbi policinë."

Trupi i Konstandin Kaçifës vijon të ndodhet në morg ndërkohë në fshat e njohin 35 vjeçarin si djali që ishte pjesë e organizimeve të festës së 28 tetorit, që çdo vit bëhej në Bularat.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/deshmi-kostandin-kacifa-ishte-vrasje-e-planifikuar