Mediat greke: Kaçifa mbrojti flamurin grek - News, Lajme - Vizion Plus

2018-10-28 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Shtohen tensionet mes dy vendeve. Pak minuta pas vrasjes së 35 vjeçarit grek, Kostandinos Kaçifa mediat greke nuk kanë nguruar që ta quajën vrasjen si të qëllimshme nga policia shqiptare.E përditshmja greke Protothema ka shkruar: ?Episod i rëndë me një ushtar grek në Gjirokastër: Ngriti flamurin grek, kapet nga policia dhe qëllohet?Në artikull thuhet se:?Ushtari grek ngriti flamurin në varrezat e ushtarëve grekë në kudër të përkujtimit të 28 tetorit. Policia shqiptare, ka hequr më vonë flamurin, me pretendimin se ai nisi të qëllonte me kallashnikov?.Po këtij versioni i qëndron edhe ?Skai?, duke u shprehur se: është ende e paqartë nëse ai ka qëlluar drejt policisë ose në ajër, ndonëse mediat shqiptare pretendojnë se ka qëlluar kundër forcave RENEA.Ndërsa ?Mononews.gr? shkruan se policia shqiptare ka hequr flamurin e vendosur nga ushtari grek dhe ai i është përgjigjur duke qëlluar me armë.?Ushtari grek ka vendosur flamurin në varrezat e ushtarëve grek, për të përkujtuar 28 tetorin. Sidoqoftë, policia shqiptare e cila ka hequr flamurin, është shfaqur sërish në vend. Më pas ushtari nisi të qëllojë më kallashnikov?.