Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Koloneli i Përgjithshëm i Guardia di Finanza Italiane Antonello Maggiore në një intervistë ekskluzive për Ora News me gazetaren Alba Kepi ka vlerësuar bashkëpunimin mes Shqipërsië dhe Italisë në luftën kundër trafikut të drogës.
Sipas kolonelit, në vitin 2018 ka një reduktim të madh të këtij trafiku pasi nga janari deri më tetor të 2018 janë sekuestruar rreth 20 ton marijuanë e trafikuar nga Shqipëria përmes detit.
Intervista dhënë për gazetaren e Ora News Alba Kepi
Alba Kepi: Kolonel faleminderit për intervistën. Italia e Shqipëria dy vende përballë detit Adriatik që gjatë dekadave të fundit është bërë dëshmitar i luftës së vazhdueshme të autoriteteve kundër trafiqeve ilegale të drogës, qënieve njerëzore, armëve e kontrabandës. Si paraqitet kjo situatë sot më 2018?
Kolonel Antonello Maggiore: Duhet thënë se fenomeni më i rëndësishëm është ai i trafikut të lëndëve narkotike kryesisht marijuanë, kryesisht në pjesën e ulët të Adriatikut e në pjesën e sipërme të detit Jon. Ne analizojmë kryesisht këtë trafik përgjithësisht në territorin e Ballkanit.
Sa i takon raportit mes Italisë dhe Shqipërisë që janë dy vendet më të afërta që në vitet ?90 kemi vendosur një bashkëpunim të qëndrueshëm në mbështetje të policisë shqiptare me repartet tona kufitare detare të poziconuara në Durrës e Vlorë që së bashku me rojen bregdetare mbështesin punën e policisë shqiptare. Aktualisht janë 22 trupa të Financës Italiane në Shqipëri së bashku me dy zyrtarë që veprojnë nën drejtimin e Ministrisë së Brendshme Italiane falë një marrëveshje të arritur më 1997 me Ministrinë e Brendshme Shqiptare. Pra ekziston një bashkëpunim i konsoliduar mes dy vendeve fqinje që operojnë për një objektiv të përbashkët që është lufta kundër trafikut ilegal të drogës mes brigjeve. Duhet thënë se trafiku i marijuanës arrti pikun më të lartë gjatë vitit 2016 e 2017. Flasim për mbi 20 tonë marijuanë e trafikuar më 2016 e rreth 40 tonë marijuanë e trafikuar përmes detit më 2017.
Në vitin 2018 kemi një reduktim të madh të këtij trafiku pasi nga janari deri më tetor të 2018 janë sekuestruar rreth 20 ton marijuanë e trafikuar nga Shqipëria përmes detit. Pra kemi një rënie të dukshme të këtij trafiku që do të thotë se bashkëpunimi i krijuar mes autoriteteve italiane dhe autoriteteve shqiptare funksionon si nga këndvështrimi shkatërrues ashtu dhe parandalues i këtij trafiku .
Pra lufta kundër trafiku të drogës nuk kryhet vetëm në rrugë operative me anë të aktivitetit ajror, detar apo të punës së agjensisë Frontex, por kryhet dhe me anë të njerëzve e mjeteve tona në territorin shqiptar në mbështetje të policisë si dhe me anë të fushatës së mbikqyrjes ajrore të Financës italiane së bashku me Policinë Shqiptare të territorit shqiptar për të individualizuar plantacionet e kultivuara me kanabis.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ekskluzive-koloneli-i-guardia-di-finanza-gjate-2018-jane-sekuestruar-20-ton-kanabis-nga-shqiperia