Ora News - Gjirokastër, RENEA vret 35-vjeçarin që qëlloi mbi policinë

2018-10-28 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Forcat RENEA kanë vrarë shtetasin Kostandinos Kaçifa, i cili paraditen e sotme qëlloi me armë zjarri në fshatin Bularat.

Sipas policisë, vrasja e 35-vjeçarit ka ndodhur rreth orës 15:45 gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e policisë.

"Forcat RENEA i kanë bërë thirrje të hedhë armën dhe të dorëzohet, por shtetasi Kaçifa nuk i është përgjigjur thirrjes së herëpashershme të policisë, por ka hapur zjarr me arme duke rrezikuar seriozisht jetën e efektiveve edhe për shkak të terrenit ku mundësia e mbrojtjes ishte e ulët. Forcat RENEA janë kundërpërgjigjur dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i varë shtetasi K. Kaçifa", thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thotë se 35-vjeçari Kaçifa është nga Bularati i Gjirokastrës, por kohët e fundit jetonte në Athinë dhe prej disa ditësh ishte kthyer në vendlindje.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/zjarr-me-kallashnikov-ndaj-policise-ne-gjirokaster