‘Dorëheqja e Xhafës‘/ Basha në Manëz: Nuk arrestoi dot Dakon. Kryebashkiaku: Shihemi në gjyq, o toç!

2018-10-28 0

Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, sipas kryetarit të opozitës, Lulzim Basha është ndër arsyet pse Fatmir Xhafaj u largua nga posti i ministrit të Brendshëm. Në një takim që zhvilloi në Manëz me mbështetës të PD, Basha tha se Xhafaj kishte frikë të përballej dhe të arrestonte kryebashkiakun e Durrësit.

Tash dy vjet ne kemi denoncuar dosjen hetimore 339. Dosja hetimore 339 i vuri në lëvizje faktorin ndërkombëtar dhe e vuri me shpatulla pas muri Fatmir Xhafën. Faktori ndërkombëtar e detyroi atë të fillonte arrestimin e disa prej bandave kryesore të krimit me të cilat Edi Rama mori votat qershorin e vitit të kaluar. U arrestuan Bajrat në Shkodër. U arrestuan Ndokët në Lezhë. U arrestuan Avdylët në Shijak. Por Fatmir Xhafaj, si një vasal i vërtetë i Edi Ramës nuk pati guximin të arestonte Vangjush Dakon, personazhin kryesor dhe kokën e shtabit të shitblejes së votave siç e dini fare mirë këtu në Manzë, në Sukth dhe në gjithë zonën e Durrësit. Ky ishte momenti kur faktori ndërkombëtar e kuptoi se Fatmir Xhafaj nuk është gjë tjetër veçse një ushtar i bindur i Edi Ramës. Dhe ky ishte momenti kur Fatmir Xhafaj nuk kishte asnjë alibi për të qendruar në karrigen e ministrit të Brendshëm. Iku me turp. Iku i demaskuar para faktorit ndërkombëtar si njeriu i cili në fund të fundit është i detyruar të zbatojë urdhërat e bosit të tij si një vasal i Edi Ramës.

Lulzim Basha, kryetar i PD


Kryedemokrati Basha tregoi dhe një arsye tjetër të largimit të Xhafajt që e lidhi me drejtuesin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Basha thotë se Xhafaj kishte frikë nga përgjegjësitë ligjore për manipulimin e hetimeve për Veliun dhe të vëllain.

Fatmir Xhafaj është larguar nga frika e përballjes me përgjegjësitë e tij ligjore dhe politike për manipulimin e hetimit ndaj vartësve të tij, drejtorit të Përgjithshëm Ardi Veliut dhe njerëzve të tjerë të përfshirë në manipulimin e dosjes hetimore për vëllain e tij.

Lulzim Basha, kryetar i PD
Edhe në këtë komunikim, Basha nuk anashkaloi emrin e vëllait të Fatmir Xhafajt, Agron Xhafaj. ?Fatmir Xhafaj është larguar pikërisht për ti bërë bisht përgjegjësisë së tij ligjore dhe politike për manipulimin e dosjes së vëllait të tij Agron Xhafaj, dosje e cila u bë e ditur vetëm falë qendrësës, guximit, vendosmërisë dhe këmbënguljes së opozitës?,-tha Basha.

Për akuzën e bërë sërish nga kryedemokrati Basha, reagoi kreu i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako. Në një status në Facebook, Dako paralajmëron Bashën se bashkë do të shihen në gjykatë.

?O Lulzim o toçi i Saliut! Po si mund të vish në Durrës si ata fuksat e viteve ?80 me pantallona doku dhe gjuhën si peshk rezervati? Është e thjeshtë se ti je një peshk rezervati dhe më e shumta mund të të hajë Salianji se Saliu s'bëhet llaf. Po ato që përsërite prapë si skapamento e prishur ishalla s'do t?i kesh harruar kur të vish në gjyqin e radhës. Kurse atë lejen për pistën në det mirë bëre që s'e përmende prapë, se do e kishe ngrënë dyfish padinë për atë! Ik fli gjumë tani tek vaska e peshku...