Ora News - Basha: Xhafaj u largua i shkatërruar, nuk pati guxim të arrestonte Dakon

2018-10-28 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dha arsyet e largimit nga detyra sipas tij të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Sipas kreut demokrat, Xhafaj nuk pati guxim të arrestonte kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Gjatë një takimi me banorë në Manzë të Durrësit, Basha tha se Xhafaj u largua nga frika e përballjes me përgjegjësitë.

Basha: Fatmir Xhafa i cili është larguar i shkatërruar, nuk dha asnjë arsye pse u largua. E keni dëgjuar ju? E ka mbytur eterin mediatik me lloj-lloj justifikimesh e barcaletash. Fatmir Xhafaj është larguar nga frika me përgjegjësitë e hetimit ndaj vartësve të tij, drejtorit të Përgjithshëm Ardi Veliut dhe njerëzve të tjerë të përfshirë në manipulimin e dosjeve.

Një ministër që përfshihet në manipulimin e një dosjeje hetimore duhet të jetë sot para drejtësisë. Fatmir Xhafaj është larguar pikërisht për t'i bërë bisht akuzave ndaj vëllait të tij Agron Xhafaj, dosje e cila u bë e ditur vetëm falë qëndresës. Sikur në çdo rast tjetër në fillim na akuzuan. Ne kishim një ministër të Brendshëm si askund tjetër në Evropë një ministër të Brendshëm me vëlla të dënuar për trafik droge.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-fatmir-xhafaj-u-largua-nga-frika-e-perballjes-me-pergjegjesite

Free Traffic Exchange