Shkodër - Policia e Shtetit ka vijuar me kontrollet në lokale, ambiente për të kontrolluar personat që qarkullojnë me armë zjarri, si edhe për të evidentuar persona që janë të shpallur në kërkim.
Gjatë kontrolleve, policia ka arrestuar një 48-vjeçar i cili ka qenë i dënuar me 16 vite burg, për vrasje të mbetur në tentativë, si edhe armëmbajtje pa leje.
Dedë Lufaj, 48 vjeç, banues në fshatin Vuksanaj, Shkodër,në vitin 2014, ka qëlluar me armë zjarri automatik drejt disa personave të tjerë.
Njoftimi i plotë:
Kontrolle të befasishme në lokale, ambiente dhe në akset rrugore.
Kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo të ftohta si dhe për kapjen e personave në kërkim.
Kontrollet nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Forca e Posaçme "Shqiponjat", efektivat e Komisariatit të Policisë Shkodër.
Gjate kontrolleve Policia kap dhe ndalon një person të shpallur në kerkim, i dënuar me 16 vite burg.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, pas një pune të mirëorganiziar nga forcat e policisë të D.V.P Shkodër, në fshatin Vuksanaj, Shalë, në një zonë të pyllëzuar në afërsi të banesës, është bërë e mundur kapja e personit në kërkim, shtetasit:
Dedë Lufaj, 48 vjeç, banues në fshatin Vuksanaj, Shkodër