Ora News - Durrës, shkolla me banka të thyera e tualete pa derë, asnjë investim prej vitit 1967

2018-10-28 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në të tilla kushte zhvillojnë mësimin nxënësit e shkollës 9 vjecare 'Bedrie Bebeziqi' në Durrës.

E ndërtuar në vitin 1967 në këtë shkollë nuk është kryer asnjë investim, ç'ka ka sjellë amortizimin e kësaj ndërtese.

Nxënësit thonë se kushtet janë të papërshtatshme dhe detyrohen të zhvillojnë mësim me banga të thyera e shpesh herë pa ndriçim.

Prind: "Fëmjët thonë se banjot në katin e katërt dhe pestë nuk ka dyer fare. Është skandaloze."

Nxënëse: "Nuk ka fare kushte, si për gocat ashtu edhe për djemtë. Bankat janë skandaloze. Ulemi treshe sepse nuk ka vende."

Situatën e pranon edhe drejtorja e shkollës 'Bedrie Bebeziqi'. Sipas saj ato pak investime që ka njohur shkolla janë bërë falë kontributit të prindërve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/durres-shkolla-me-banka-te-thyera-e-tualete-pa-dere-asnje-investim-prej-vitit-1967