Ora News - Peleshi në Lushnjë e Divjakë: Eksporti i produkteve shqiptare, në rritje

2018-10-28 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi ka vizituar disa ferma dhe pika grumbullimi në zonën e Lushnjës dhe të Divjakës ku theksoi se kërkesat për eksport të produkteve shqiptare drejt vendeve të BE kanë shënuar rritje.

Peleshi theksoi se ky vit është një nga vitet më të mira të bujqësisë shqiptare për sa i përket prodhimit të fruta?perimeve dhe veçanërisht të eksportit tyre.

Peleshi: Kërkesa është e madhe, por akoma më e madhe është nevoja që ne kemi për t?i mbështetur këto kompani, që janë të gatshme të investojnë për shkak se tregu e mundëson edhe produktet shqiptare janë siç e thashë, gjithmonë e më të kërkuara në rajon. Kur një produkt konsumohet në tregjet me standarde shumë të larta, siç janë tregjet e Bashkimit Evropian, padyshim që duhet të konsiderohet i sigurt dhe i garantuar dhe për konsumatorin shqiptar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/peleshi-ne-lushnje-e-divjake-eksporti-i-produkteve-shqiptare-ne-rritje

Free Traffic Exchange