Xing me Ermalin/ Tuna dhe Patrisi flasin per konfliktin me Robert Berishen

2018-10-27 1

Këngëtarja Tuna Sejdiu kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të konfliktit të bujshëm me kunatin e saj, Robert Berisha. Pas lajmeve të shumta që pushtuan mediat, Tuna sëbashku me bashkëshortin e saj Patris Berishën kanë folur për këtë konflikt në emisionin ?Xing me Ermalin?.
Ata nuk dhanë detaje lidhur me konfliktin mes tyre, por Patrisi u shpreh se nuk ka ndonjë gjë serioze dhe kërkoi që gjithsecili të shohë punët e veta dhe kjo situatë të mbyllet sa më shpejt dhe të harrohet.
Ermal Mamaqi: Ka mundësi të bëhemi pak seriozë tani Tuna. Ndoshta unë po bëj gabim, por nuk mund të rri pa përmendur sepse njerëzit janë të interesuar. Unë di që ju keni një problem me Robertin, vëllanë e Patrisit. Nëse mund t?iu pyes, cila është zanafilla e kësaj mosmarrëveshje? Çfarë ka ndodhur?
Patris Berisha: Për një tokë, jo tre janë të mijat 5 të tuat.
Ermal Mamaqi: Jemi shumë kuriozë si popull dhe unë vdes për këtë kuriozitetin tonë që nuk shuhet.
Patris Berisha: Nuk ka asnjë problem. Secili ka të drejtë të shprehet dhe të thotë mendimin e tij për dikë. Por ne e kemi një shpreheje në Kosovë: Heta i kqyr punët e veta.
Kështuqë secili duhet të shohë punën e tij, shtëpinë e tij, gruan e tij. Unë nuk bi pre e mediave, as e portaleve apo çfarëdo tjetër. Unë jam shumë krenar për Tunën që ka ditur të menaxhojë në çdo moment jo vetëm situata të tilla gjatë gjithë karrierës së vet dhe në asnjë moment nuk e ka humb përqëndrimin.
Ermal Mamaqi: Në të gjithë këtë histori më vjen këq për Tunën sepse është ajo që është përfolur dhe sulmuar nga Roberti. Por mua më vjen më shumë keq për ty sepse je mes dy zjarreve, t?ia prishësh gruas apo vëllait...
Patris Berisha: Ne themi një shprehje: Vëllau është si shkau, shkau është serbi.
Vëllai ka vendin e vet dhe gruaja të vetin, por tani unë kam familjen time. Gruaja është më e rëndësishme është fruaja dhe djali im se sa çdo njeri tjetër në botë.
Ermal Mamaqi: Tuna është më e rëndësishmja për ty Patris?
Patris Berisha: Po, Tuna dhe Tiani janë dy personat më të rëndësishëm, me gjithë respektin për të gjithë familjarët.
Ermal Mamaqi: Është shumë e trishtë të dëgjosh përçarje në familje, sidomos ne që jemi këtu tani. Por a ka ndonjë shpresë që kjo të hidhet pas krahëve dhe të pajtoheni?
Patris Berisha: Por ne nuk jemi në luftë, as në gjaqe që të pajtohemi. Çdo çudi tre ditë zgjat dhe shpresoj që kjo të përmbyllet dhe të harrohet dhe të mos kemi probleme në të ardhmen.
Ermal Mamaqi: Detyra ime është....
Tuna: Të shuash kureshtjen e gjithë shqiptarisë, e 90% të shqiptarëve që nuk i plas b*tha për projektet e Tunës, ose për projektet e gjithsecilit. Ne na interesojnë çfarë ka brenda shtëpisë.
Ermal Mamaqi: Nëse do t?i thuash ndonjë gjë Robertit drejtpërdrejt Patris aty është kamera...
Patris Berisha: Me gjithë respektin dhe dashurinë për çdo anëtar të familjes, kisha pas dëshirë që gjithësecili të shohë punët e veta. Shpresoj të mbyllet kjo histori e pavlefshme.
Ermal Mamaqi: Se çfarë ka ndodhur nuk e morëm vesh, por...

Free Traffic Exchange