Xing me Ermalin/ Tuna dhe Patrisi tregojne ku jane njohur

2018-10-27 23

Edhe pse janë previtesh bashkë Altuna Sejdiu dhe Patris Berisha përbëjnë gjithnjë lajm me daljet e tyre. Çifti ishin sot të ftuar në emisionin ?Xing me Ermalin? ku ndër të tjera u pyetën edhe për historinë e tyre të dashurisë.

Ishte Partisi ai që rrëfeu se ata janë njohur në palestër, por nuk dha detaje të tjera lidhur me marrëdhënien e tyre.
Ermal Mamaqi: Si jeni njohur ju te dy?

Tuna: Na ke ngushtu keq...

Patris Berisha: Ne jemi njohur ka vite. Jemi njohur në palestër. Që kur e kam njohur në palestër është më duket. Ha natën shkri ditën. Mëngjesin e fillon me ushqim oriental dhe mbrëmjen e mbyll me një picë.

Ermal Mamaqi: Zakonisht vajzat e showbizz lidhen me biznesmenë, mos ma merr për keq Patris. Por desha të pyes sa milonë i ka Patrisi në bankë?

Tuna: Patrisi për mua ka miliona dhe biliona. Unë me Patrisin jemi bashkë për dashurinë që kemi dhe nuk kemi parë ndonjëherë prapavijat e kësaj. Mua kjo pjesë që ti po thua më duket e panevojshme.

Patris Berisha: Unë nuk jam bilioner por vlej miliona.

Tuna: Për mua Patrisi është babai më i mirë.

Ermal Mamaqi: Mos i bëj reklamë burrit.

Tuna: Jo s?po i bëj reklamë, ai ishalla i bëftë edhe 20 fëmijë me tjetërkënd, por është babai më i mirë që një femër do kishte dashur pranë vetes.

Ermal Mamaqi: Unë kam kaluar dy ditë me çiftin dhe janë vërtetë të dashuruar, ai i shkreti akoma i mbante dorën./tvklan.al