Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Teuta ka marrë një pikë në transfertën e Vlorës, pasi ka barazuar 1-1 përballë Flamurtarit të Ilir Dajës. Një rezultat që kënaq jo pak trajnerin e durrsakëve, Blendi Shkëmbi, i cili pas ndeshjes u shpreh:
"Jam i kënaqur me futbollistët, me atë që dhanë në fushë, sidomos pas shënimit të golit. Pas pësimit të golit, futbollistët u munduan të luajnë dhe të bënin ato që ne kemi bërë në stërvitje. Barazimi në një ndeshje jashtë nuk është keq, por patëm raste për ta fituar. Rezultati ishte ?ok? sepse edhe Flamurtari pati rast. Po është e vërtetë. Duke luajtur me këtë rreshtim taktik ka qenë dëshira ime që në fillim kur erdha te Teuta. Është e vërtetë që shprehemi mirë dhe dëshira ime është që ekipi të ketë një fizionomi loje. Shpresoj të vazhdojmë kështu gjithmonë duke parë edhe lojtarët që kam në dispozicion. Goli ishte plotësisht meritë e Prognit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkembi-jam-i-kenaqur-me-futbollistet-presim-shume-nga-progni