Report TV - 'Dorëheqja'/ Xhafaj lë zyrën: Sfidoj opozitën

2018-10-27 0

Pasi dha dorëheqjen, ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ?përtypi? të gjitha reagimet që shkaktoi dorëheqja dhe më pas u largua nga zyra e tij. Ish-ministri ka lenë ministrinë e Brendshme mbrëmjen e sotme, dhe nuk ka pranuar të flasë për gazetarët. Përgjigjen publikut dhe opozitës vendosi t'jua japë në Twitter.

Në disa reagime të njëpas-njëshme në Twitter, Xhafaj shkruan se që pas dhënies së dorëheqjes ka marrë shumë mesazhe vlerësimi, si edhe falenderon të gjithë ata që i kanë shkruar.

?Këto orë kam marrë me qindra mesazhe vlerësimi dhe respekti për punën e bërë, nga qytetarë të vendit tim, por edhe miq e partnerë me të cilët punova. Një pjesë e madhe nga socialistë, me të cilët kam bërë rrugë të gjatë në jetën time. Shumica dërrmuese e mesazheve nga njerëz të panjohur prej meje.,?-shkruan Xhafaj.

Free Traffic Exchange