Ora News - Dorëheqja e Xhafajt, Çupi: Fitore e opozitës, Zheji: Ishte shantazh

2018-10-27 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për PD largimi i Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm është fitore politike e opozitës. Kështu u shpreh deputetja e PD, Dhurata Çupi e ftuar në studion e lajmeve të Ora News me gazetaren Beti Njuma. Por e tillë nuk është për analistin dhe drejtuesin e emisionit "360 gradë", Artur Zheji, i cili thotë se largimi i Xhafajt ishte shantazh si pasojë e konflikteve brenda PS.

Dhurata Çupi: Patjetër që është shumë e vonuar. Ajo që shqiptarët perceptojnë sot është një fitore politike e opozitës, por shumë e vonuar.

Artur Zheji: Unë mendoj që nuk ishte një dorëheqje, ishte një shantazh. Nuk është meritë e opozitës, por është meritë e konflikteve të brendshme brena PS. Unë mendoj që është vënë një mekanizëm shumë i fortë në lojë, sepse kjo vërteton edhe njëherë atë që Fatmir Xhafaj ka patur një mbështetje ndërkombëtare të fortë qoftë nga SHBA, qoftë nga Brukseli dhe ka vepruar pavarësisht problemeve familjare, çështja e vëllait. Por unë nuk gjykoj këtë pjesë, unë gjykoj pjesën e punës që ai ka bërë si ministër. Pjesa e punës që ai ka bërë si ministër është një punë reparatore. Pra nëse Shqipëria ishte e përfolur në hartën e vendeve kanabiste më të fuqishme të Evropës, zoti Xhafaj e përktheu atë në një përmbajte. Nuk po them se është një betejë e fitur, por është një betejë e luftuar dhe mbi të gjitha kam përshtypjen se shakrkimi i Xhafajt erdhi nga dy operacione: Nga Heroina e Hasit dhe nga zbulimi i përgjimeve të kryetarit të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Dhurata Çupi: Largimi i ministrit të Brendshëm sot është i detyruar, nuk është as dorëheqje, as largim ishte i detyruar të largohej për shkak të presionit të opozitës. Unë vazhdoj ta them se është fitore politike e opozitës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/doreheqja-e-xhafajt-cupi-fitore-e-opozites-zheji-ishte-shantazh