Report Tv - ‘Corriere Della Serra’ shkrim për laboratorin e Hasit

2018-10-27 1

Gazeta italiane Corriere Della Serra i ka kushtuar një shkrim laboratorit të heroinës në Has. Në shkrim thuhet se kjo drogë që prodhohej në një fshat ?barinjsh? në veri të Shqipërisë, reflekton për të kuptuar sesi droga hyn në Itali, e më pas në Europë.

Një rol të rëndësishëm në këtë skemë ka patur edhe Liman Beu, i njohur ndryshe si Mani. 54-vjeçari është arrestuar pak ditë më parë në Kavajë, ndërkohë që sipas gazetës, lidhet me drogën e kapur në Has.

Gazeta thotë se Mani është një përfaqësues i njohur i mafies ballkanike, ndërkohë që nga Fieri ku qëndronte i fshehur ka arritur të menaxhonte trafikun e drogës