Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Fatmir Xhafaj ka thënë papritur dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm. Ishte vetë kryeministri Edi Rama i cili përmes një statusi në Twitter njoftoi se Xhafaj ka paraqitur dorëheqjen të cilën ai ia kishte pranuar.
Kryeministri Rama shkruan në Twitter: "Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar.
Dorëheqja e papritur
Nuk dihen shkaqet ndërsa edhe për stafin dorëheqja ka qenë e papritur. Xhafaj nuk është paraqitur sot në ministri, ndërsa për gjithë stafin kjo dorëheqje ka qenë e papritur" njofton gazetarja e Ora News Keti Banushi përmes një lidhje direkte nga Ministria e Brendshme.
Emerohet Sander Lleshi
Po në vijim të statusit Rama njofton se ka emëruar gjeneralin, këshilltarin e tij të sigurisë në postin e Fatmir Xhafajt.
"Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme. Traseja është e shtruar.
Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse" shkruan Rama.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ministri-i-brendshem-fatmir-xhafaj-jep-doreheqjen