Edhe pse në këtë fundjave firmosi dorëheqjen e një prej ministrave me të rëndësishëm të kabinetit të tij brenda vitit të parë të mandatit që socialistët qeverisin të vetëm, Rama nuk deshi të komentojë mbi këtë lëvizje surprizë.
Asnjë koment nuk beri për largimin e Xhafajt as në dy takimet që zhvilloi paraditen e shtunë në Lushnjë.
Politika për Ramën është shumë e rëndësishme për cilësinë e jetës se çdo shqiptari. Por ajo dhe çdo forcë politike që do të funksionojë si e tillë sipas tij ka rregulla që duhen respektuar nga të gjithë përfaqësuesit e saj. Këtë ju kërkon të bëjnë dhe të rinjtë e sapoanëtarësuar në Partinë Socialiste e që vetë Rama ju ka dorëzuar kartën e anëtarësimit.
Në një bashkëbisedim me gratë dhe vajzat e këtij qyteti Rama foli për vendimin e qeverisë që të enjten mori dhe votën e parlamentit për të mbyllur pikat e basteve dhe bingot nga 1 Janari i vitit të ardhshëm ku përsërit akuzat për opozitën që i doli kundër këtij vendimi.
Tv Klan