Ora News - Dorëheqja e Xhafës, Rama vijon takimet sikur të mos kishte ndodhur asgjë

2018-10-27 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

As në takimin me gratë dhe vajzat dhe as më vonë për anëtarësimet e reja kreu i qeverisë nuk foli për dorëheqjen e ministrit më të rëndësishëm të kabinetit të tij, atij të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Duke zgjedhur heshtjen, për arsyet e këtij largimi Rama iu kthye dhe një herë ligjit të miratuar të enjten e kaluar, për të thënë që familjes shqiptare i kthehen 700 milionë dollarë.

"Janë afro 700 milionë dollarë që qarkullojnë në këtë ekonomi dhe nuk do të shkojnë më për lumë apo llumë por do të mbeten në arkën e familjeve."

Ndërkohë përherë të parë që pas artikulimit të Thaçit për çështjet e kufijve Rama tha: "Sa i takon asaj që ju thatë mos e ndani, unë personalisht them që ne duhet të mendojmë si të bashkohemi, jo si të ndajmë këtë apo atë, por si të bashkohemi me njëri tjetrin. Nëse i shohim të ndara ngatërrohemi, nëse i shohim të lidhura kuptojmë se çfarë rruge kemi. Por në fund u takon atyre që janë në Kosovë sepse ju thatë se nuk e ka bërë asnjë atë që bëra unë."

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/doreheqja-e-xhafes-rama-vijon-takimet-sikur-te-mos-kishte-ndodhur-asgje