Report Tv-'Mbreti shqiptar i tatuazheve' brenda një bunkeri në veri të Shqipërisë

2018-10-27 6

logeri izraelit Nuseir Yassin ka publikuar në rubrikën e tij ?Një minutë, shihemi nesër? historinë e veçantë të një djali në Veri të Shqipërisë, i cili realizon tatuazhe brenda në një bunker të ndërtuar gjatë periudhës komuniste.

?Në Filipine është një grua 101-vjeçare që bën tatuazhe, ndërsa në Shqipëri është një djalë, i cili bën gjithashtu tatuazhe në një bunker të periudhës komuniste. Dëshira për të bërë tatuazhe është kaq e madhe. Djali që ju shikoni pranë meje, ?Mbreti shqiptar i tatuazheve?, është shumë interesant dhe tani do t?ju zbuloj pse: Njihuni me Petër!?-shkruan në Instagramin e tij (?Nas Daily?) blogeri izraelit Nuseir Yassin.

Në videon e publikuar në këtë rrjet social, Petër nuk flet shumë dhe kjo gjë i bën përshtypje Yassin-it.

"Petër nuk flet shumë, dhe as që e vret mendjen shumë, ai thjesht bën tatooo. Si rrallëkush, klinika e tij e tatoove është një bunker. Ky bunker është një nga të shumtët që u ndërtua për t?u mbrojtur në Shqipëri gjatë kohës së luftës. Dhe pasi qeveria ra, Petër vendosi ta kthejë këtë bunker në një dyqan tatuazhesh.Në bunkerin e tij nuk ka çmime", shprehet blogeri izraelit, i cili e pyet më tej tatuazhistin se cfarë ndodh nëse Yassin përzgjedh një tatoo që i pëlqen personalisht. "Është falas, por në rastet kur nuk është, do të kushtojë shtrenjtë!"- i përgjigjet Petër.