Ekspertët: “AKU punon vetëm për fasadë” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-10-27 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Aksionet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit janë një fasadë, pasi publikut nuk i bëhet transparenca e nevojshme lidhur me ushqimet që rezultojnë të rrezikshme për tu konsumuar. Ekspertët ngrenë shqetësimin se ofrimi i sigurisë ushqimore është vetëm në kuadër të deklaratave, por askush nuk njihet me rezultatet e analizave që kryhen, apo për produktet që asgjësohen.Paralelisht me këtë fakt, sipas ekspertëve laboratori i vetëm që ka vendi Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare kryen analiza të përgjithshme dhe jo specifike, për secilin produkt.E gjithë kjo situatë bëhet edhe më problematike, pasi në AKU mungojnë specialistët e fushës. Ndër vite ky institucion i rëndësishëm për sigurinë ushqimore është trajtuar politikisht, si një mundësi punësimi për militantët.