Dule: Paralajmërim stuhish, për ti dhënë fund kësaj qeverisje - News, Lajme - Vizion Plus

2018-10-27 2

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule nga Korça ka komentuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.Dule eshte shprehur se duke mos pasur dijeni për arsyet e dorëheqjes do thoja se është paralajmërim stuhish të reja furtune që do i japë fund kësaj historie qeverisje. I pyetur a po shkon vendi drejt zgjedhje të parakohshme? Kjo do të thotë se duhet të jemi të ndërgjegjshëm.Jeta politike i ngjan një moçali më kuptimin denotativ dhe konotativ. Strukturat shtetërore të destiniara nga kushtetuta dhe ligjet për tu vënë fre ketyre fenomena e janë në status të kapur.Opinioni publik vuan nga fenomeni i mithdhridatizmit. Shoqëria jonë si mithridati që merrte një dozë helmi çdo ditë që të fitonte imunitet ndaj një fenomeni të mundshme dhe shoqëria jonë po merr një dozë hslmi nga skandalet e përditshmeedhe kur ato jamë të pakonceptueshme për një shoqëri demokratike.Duhen vënë në funksion sinjalet e alarmit. I pyetur për garanci të zgjedhjeve të ndershme pas deklaratës së kryebashkiakut të durrësit ai tha: Fakti tronditës që do kishte shkaktuar dorëheqjen e kryeministrit në çdo vend të civilizuar u bë publik. Pushteti është blerë nga krimi për llogari të rilindjes. A ka cikël më vicioz për një vend?!