SPANJË - Arrestohet në Spanjë "truri" i grupit kriminal Bajri të Shkodrës, Enver Bajri, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare. Lajmi konfirmohet nga Policia e Shtetit, ku thuhet se në koodinim të plotë dhe intensiv të veprimeve me Policinë spanjolle dhe Policinë italiane kanë arritur të ndalojnë paraditen e kësaj të shtune.
Bajri dyshohet se është drejtuesi i grupit kriminal ?Bajri?, që ishte aktiv kryesisht në zonën e Shkodrës dhe u godit disa javë më parë nga Policia e Shtetit në një operacion të gjerë. Enver Bajri u ndalua rreth orës 11:30 minuta të ditës së shtunë në San Huan, Alicante, Spanjë.