Report Tv, gazetari investigativ, Artan Hoxha analizoi arsyet e kësaj vendimmarrje të Xhafajt

2018-10-27 0

jeriu më i rëndësishëm në kabinetin "Rama 2", Fatmir Xhafaj, dha paraditen e kësaj të shtune dorëheqjen nga posti. Lëvizja e Xhafajt ishte e papritur pasi erdhi në një moment kur Policia e Shtetit dhe "Forca e Ligjit" ishte angazhuar maksimalisht në betejë me krimin e organizuar. I ftuar në studion e Report Tv, gazetari investigativ, Artan Hoxha analizoi arsyet e kësaj vendimmarrje të Xhafajt. Sipas tij, fakti që Rama nxori menjëherë emrin e pasuesit të Xhafajt, çka lë të kuptohet se kryeministri ishte i përgatitur. Gazetari Artan Hoxha kujton mbështetjen që ish-ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin i dhanë Xhafajt i vënë në qendër të sulmeve nga opozita, ndërsa largimi i tyre, sipas tij, solli edhe dobësimin politik të ministrit në detyrë.