BOOM: Në familjen Çepele koha ka ndaluar, 8 anëtarët pa strehë dhe ushqim

2018-10-26 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni investigativ "BOOM" në Rtv Ora News solli këtë të premte një tjetër rast nga Shqipëria e varfërisë ekstreme.

Në familjen Çepele në fshatin Kallm të Fierit, një nga zonat më të varfra të këtij qarku, koha ka ndaluar.

Tetë anëtarët e familjes, prindërit dhe 6 fëmijët, jetojnë në një shtëpi 100-vjeçare e cila nga momenti në moment rrezikon ti zërë poshtë.

Kryefamiljarja: Kam 15 vjet që jetoj në këto kushte, kam 6 fëmijë. Po zuri ndonjë stuhi unë do t'i marr fëmijët dhe i nxjerr jashtë, i mbuloj me plasmas. Brenda nuk i lë dot se i zë poshtë.Shtëpia është me kallama dhe plasmas, pikon nga lart.

Djali: Kur fryn era, lëkundet shtëpia dhe dal jashtë. Edhe detyrat i bëj jashtë.

Djali tjetër: Kur fryn stuhi natën ne dalim përjashta. Kalojmë gjithë natën jashtë, mbulohemi me plasmas.

Por streha nuk është i vetmi hall që ka kjo familje. I vetmi burim të ardhurash për ta janë paratë që fitojnë nga shitja e bretkosave, të cilat i kapin në kanale.

Me këtë punë kryesisht merren djemtë e familjes, edhe pse në moshë minorene. Ndërsa ato pak të ardhura që mund të sigurojnë shkojnë vetëm për blerjen e bukës.

Sa për ushqim, shpresa është vetëm tek njerëzit humanë që u falin ndonjë gjë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-ne-familjen-cepele-koha-ka-ndaluar-8-anetaret-pa-strehe-dhe-ushqim

Free Traffic Exchange