Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përmirësimi i marrëdhënieve midis Shqipërisë e Rusinë është i ngadalshëm, tha të premtën ambasadori rus Aleksandër Karpushin ndërsa ndodhej për vizitë në Berat.
Përfaqësuesi i Moskës u shpreh veçanërisht i pakënaqur nga niveli i bashkëpunimit ekonomik e tregtar midis dy vendeve.
Karpushin: Rusia dhe Shqipëria gëzojnë një marrëdhënie të hershme,të bazuar në miqësi dhe respekt reciprok. Aktualisht po kalojnë një periudhë jo të lehtë, atë të rivendosjes së lidhjeve dy-palëshe, të ndërprerë për gati 30-vjet. Për fat të keq ku proces është shumë i ngadaltë, sidomos në fushën ekonomike dhe tregtare. Nga ana tjetër bashkëpunimi kulturor e humanitar është dinamik.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ambasadori-rus-marredheniet-me-shqiperine-po-kalojne-nje-periudhe-jo-te-lehte